Projektojmë. Prodhojmë. Montojmë.
Nga një punishte druri në Shkodër, në një kompani të integruar për zgjidhje interieri. Materiali, projektimi, prodhimi dhe montimi, të gjitha nën një çati.
- 30+Vjet përvojë
- 14.000 m²Hapësirë prodhimi
- 10+Tregje ndërkombëtare
Gjithçka nisi në një punishte.
Dafinor u themelua në Shkodër në mesin e viteve '90, si një kompani përpunimi druri e mbështetur te zanati tradicional. Në fillim prodhonte mobilie. Mjeshtëria e asaj punishteje të parë gjendet edhe sot në çdo produkt që del nga fabrika.
Investimi i vazhdueshëm në teknologji prodhimi, në kapacitete dhe në ekspertizë e ndryshoi përmasën e projekteve që Dafinor mund të merrte përsipër. Sot është një kompani e integruar për zgjidhje interieri, që bashkon prodhimin industrial me punën artizanale me porosi. Punon në disa sektorë dhe në tregje ndërkombëtare.
Tri kompani në një.
Material, projektim, prodhim, montim: çdo fazë nën një çati, me përgjegjësi për një standard të vetëm.
- 01
Prodhues industrial
Një fabrikë prej rreth 14.000 m², me linja prodhimi panelesh, finger-joint dhe druri masiv. Volum, konsistencë dhe kapacitet.
- 02
Studio projektimi
Punojmë krah për krah me arkitektët, projektuesit dhe klientët, që koncepti të kthehet në zgjidhje teknike të detajuar, gati për prodhim.
- 03
Kontraktor me çelësa në dorë
Ekipe të dedikuara koordinojnë transportin, montimin dhe zbatimin final, sipas specifikimeve, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Nga Shkodra në 10+ tregje.
Shqipëria, Italia, Franca, Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Kosova, Mali i Zi, Rumania, SHBA, Kazakistani.
Arkivi Shtetëror, Kazakistan
Interieri i një institucioni kombëtar, i realizuar nga fillimi në fund. Dafinor ishte partner projektimi, prodhues dhe montues: prodhimi në Shkodër, logjistika dhe montimi të menaxhuar përtej kufijve.
Shikoni projektin
Vlerat tona
- 01
Cilësi
Standardi me të cilin matet çdo vendim, në çdo projekt, nga vizatimi i parë deri në dorëzim.
- 02
Përpikëri
Afatet caktohen bashkë me klientin dhe mbahen, nga hyrja në prodhim deri në ditën e montimit.
- 03
Saktësi
Kujdes për detajin në çdo fazë, nga vizatimi deri te montimi final.
- 04
Besueshmëri
Konsistencë, përgjegjësi dhe dorëzim në kohë, për angazhime të çdo përmase.
- 05
Përvojë
Tri dekada duke zgjidhur problemet që i sjellin vetëm projektet reale dhe komplekse.
- 06
Kapacitet
Një fabrikë prej 14.000 m² dhe ekipe të dedikuara, për gjithçka nga një pjesë e vetme deri te një interier i plotë institucional.
- 07
Personalizim
Çdo projekt ndërtohet sipas kontekstit dhe kërkesave të veta. Asgjë nuk vjen nga katalogu.
- 08
Profesionalizëm
Një ekip dhe një pikë përgjegjësie, nga konsultimi i parë deri në përfundim.